Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është takuar me kryebashkiaken e Korfuzit, Merope Hydraiou.

Gjatë takimit është diskutuar rreth nxitjes së bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Kurfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private.

Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi mbështet lehtësimin dhe nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin, mirëqenien, dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.

Reagimi i plotë:

Takim i ngrohtë me Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, znj. Merope Hydraiou.

Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.

Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit.

Me kryebashkiaken, znj. Hydraiou, diskutuam mbi nxitjen bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Kurfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse.

Kuvendi mbështet lehtësimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve, qyteteve e zonave ndërkufitare si instrumente për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re