Agron Kapllanaj do të kandidojë në emër të Partisë Demokratike bpër Kryetar Bashkie në Bashkinë Mallakastër.

 

Lajmi është publikuar në faqen e Partisë demokratike në facebook.

 

Bëhet fjalë për një emër të nxjerre nga grupi i Bashës dhe Alibeajt, ndërkohe që më herët Primaret e Grupit të Rithemelimit nxorren një tjetër emër që do të kandidojë në këtë bashki.

 

Agron Kapllanaj është një emër i njohur përe PD e Mallakastrës dhe te gjithë qarkut Fier. Aui ka qënë kryetar I komunës Qender në dy mandate, pastaj kryetar bashkie i Mallakastrës në 2015 dhe për shumë vite kreu i deges së PD në këtë Bashki.

 

Në 2021 kandidoi për deputetet por ndonëse mori rreth 9 mijë vota nuk arriti të futej në Kuvend për shkak se ishte rënditur poshtë listes fituese të Partisë.

 

 

Agron Kapllanaj ka lindur dhe është rritur në Mallakastër në një familje të nderuar dhe të persekutuar nga ish-sistemi. Agroni është i martuar dhe babai i tre djemëve. Në vitin 2007 angazhohet në politikë dhe i’u përgjigj kërkesës së banorëve të Komunës Qendër Mallakastër për të garuar si kandidat për kryetar të kësaj Komune nën siglën e Partisë Demokratike. E pranoi me kënaqësi kërkesën e tyre duke i’u premtuar se do të ndryshonte rrënjësisht imazhin e kësaj komune. Agroni fitoi me një diferencë prej 530 votash në një Komunë që e majta e cilësonte si bastionin e vet. Ndryshimi në këtë Komune u ndje menjëherë dhe u rizgjodh për një mandat të dytë.Në vitin 2009, Agroni garon për kryetar të Degës së PD Mallakastër duke fituar dhe drejtuar këtë degë me përkushtim maksimal deri në vitin 2014.Në vitin 2014, Agron Kapllanaj zgjidhet President i FK. BYLIS, klub i cili financohet prej 10-vitesh nga familja Kapllanaj.Në vitin 2015, me propozimin e qytetarëve të Mallakastrës ai kandidon dhe fiton bindshëm si Kryetar i Bashkisë Mallakastër.Në 2021, ai ishte kandidat për Deputet i Partisë Demokratike duke marrë mbi 9 mijë vota.Agron Kapllanaj është një garanci për Bashkinë Mallakastër duke qenë se në drejtimin e tij kjo bashki ka njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm, beri te ditur PD ne facebook.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re