Agron Llakaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e dhimbshem për humbjen e nënës së tij.

Nëpërmjet një postimi prekës në faqen e tij zyrtare në instagram, aktori i njohur i humorit dhe autori i “Al Pazar”, shkruan se një nga amanetet e nënës së tij Maro, ishte që ai dhe të afërmit të mos derdhin lot për të.

“…ike Nena Maro ! Ike ! E sic me thoje-” Te Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi ! “…e mira dhe e dashura nena Maro ! Na ke kerkuar te mos derdhim lote me largimin tend,se ” rrojta sa desha ! “-thoje…,e te te mbajme mend ashtu te dashur e te qeshur….,nene madhe Maro ! Udhe te mbare drejt Zotit….,shpirti yt eshte ketu ku e ke shperndare…,ne femije e niper e mbesa….,te Kostandina ,te Alkida dhe Eno….por edhe te une ,se si nene te desha dhe si bir me deshe ! Lamtumire nene e dashur Maro!”, mbyll postimin prekës për nënën e tij të ndjerë Agron Llakaj.

Redaksia e Web-it në Vizion Plus ngushëllon Agron Llakaj , qe eshte pjese e familjes sonë televizive, për humbjen e një prej njerëzve të tij më të dashur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re