Agron Neza ka dalë nga ambiente e SPAK, pas rreth 6 orësh, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm për çështjeb “McGonigal”.

Për mediat, ai nuk dha detaje për atë se çfarë tregoi në SPAK, teksa u tha gazetarëve që të pyesin prokurorët përse ai ndodhej aty.

Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.

SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re