7 maj Pas 9 vitesh në krye të Qendrës Muzeore në Berat, piktori i njohur Agron Polovina lë detyrën për të vijuar me të tjera projekte.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Margariti shprehu mirënjohjen për punën e Polovinës në krye të Qendrës Muzeore të Beratit duke e cilësuar si bashkëpunëtor të vyer.

“Mirënjohje për punën në qytetin e mrekullueshëm të Beratit, për nismat që kemi çuar bashkë përpara dhe suksese në rrugën e artit dhe trashëgimisë kulturore”, tha Margariti.

Polovina më parë ka drejtuar edhe Galerinë e Arteve, Edward Lear, Departamentin e Grafikës së Liceut Artistik dhe Drejtorinë Rinore të Bashkisë, të gjitha në Berat. Ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës. Është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës, Dega Pikturë dhe Grafikë, në vitin 1993. Ka marrë pjesë në projektet për restaurimin dhe katalogimin e trashëgimisë kulturore.

#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/polovina5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/polovina1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/polovina2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/polovina3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/polovina4.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

 

/k.s/ /gj.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re