Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e 25 vjeçares, Xhulja Aliaj. Shehaj thotë se arrestimi i saj është një veprim fashist dhe se Rama është një armik i fjalës së lirë.

“Arrestimi i Xhulia Aliajt eshte veprim fashist! Postimet e pafajashme dhe të paqëllimshem te Xhulias mund te gjykohen per shqetesimin qe ngjallin, por mbajtja e saj ne qeli eshte akt kriminal. Ky veprim tregon se Edi Rama eshte armik i fjales se lire”, shkruan Shehaj.

Kujtojmë se 25 vjeçarja, Xhulia Aliaj, u arrestua për shkak se shpërndau disa mesazhe dhe një lajm në rrjetet sociale. Autoritetet e akuzojnë se ka përhapur panik, por në fakt vetë Xhulia ka qenë në panik për shkak të një lajmi të publikuar në një media italiane.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re