Nëse do të zgjidhet kryetar, Partia Demokratike do të jetë partia e anëtarësisë.

Kështu shprehet kandidati për liderin e PD, Agron Shehaj në një postim në rrjetet sociale.

Shehaj shprehet se me të në krye të demokratëve, anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.

Po ashtu, ai zotohet se do të jetë në komunikim të përditshëm me anëtarët duke theksuar që nuk do t’i përdorë ata si mjet për pushtetin.

Postimi i plotë:

“Partia që unë do drejtoj, nëse e fitoj këtë besim, do jetë partia e anëtarësisë.

Kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë. Anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.

Unë do jem në komunikim të përditshëm me anëtarët dhe nuk do i përdor ata si mjet për pushtetin.

Unë do punoj për demokratët e thjeshtë. Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re