Mbrëmjen e së martës në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe pasojat që ka sjellë në ekonominë shqiptare.

Për shkak të situatës nga COVID-19 ish-deputeti ndodhet në Itali, ndërsa u shpreh se atje ndjehet i sigurt. Gjatë bisedës me “Skype” me Mustafa Nanon, Shehaj vlerësoi punën e mjekëve shqiptarë.

Puna e mjekëve dhe e infermirëve ka qenë e jashtëzakonshme në këtë situatë të shkaktuar nga COVID-19, Shehaj u shpreh se numri i të prekurve, të sëmurëve dhe personave që kanë humbur jetën varet shumë edhe nga masat që janë marrë.

“Një largim i Italisë nga Evropa do të ishte dramatik për Italinë dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Shehaj.

Sa i përket vendimit për mjekët që shkuan në ndihmë të Italisë, Shehaj theksoi se ishte një vendim për tu vlerësuar, ndërsa tha se përdorimi mediatik nga kryeminsitri ishte i papëlqyeshëm dhe sipas tij mund të ishte shmangur.

“Të jemi realist në Shqipëri janë marra të vetmet masa që mund të mërreshim, duke pasur parasysh që nuk kishim asnjë mundësi për të përballuar një krizë të tillë. Qeveria thjesht ka mbyllur njerëzit brenda. Janë marra masa shumë të rrepta pa pasur parasysh pasojat ekonomike.

Si fillim është normale që të kujdesimi për të mos humbur jetë njerëzish, por sigurisht hapi i dytë është që qytetarët të kenë mundësi të vazhdojnë jetën e përdishtme dhe kjo është sfida.

Ne rrezikojmë pushime masive nga puna dhe kjo ka ndodhur edhe pse nuk dihet saktësisht sa janë të pushuar nga puna. Unë mendoj që të paktën 200 mijë persona janë të pushuar nga puna. Në Shqipëri mund të jesh ose i punësuar ose i papunësuar. Po të shikojmë masat ekonomke që ka marrë qeveria nuk është e qartë se për cilat janë”, tha Shehaj.

Mustafa Nano: Si biznesmen që jeni, mendoni se karantinimi ishte gjëja e duhur për tu bërë?

Shehaj: Si fillim mendoj që nuk kishte rrugë tjetër.

Mustafa Nano: Kur ta kemi hedhur këtë krizë pas shpine, mjedisi ekonomik shqiptar do të jetë ndryshe, apo të njëjtët biznesmenë do të përpiqen të rekuperojnë çfarë kanë humbur?

Shehaj: Në Shqipëri biznesmenët më të mëdhenj janë ata që janë lidhur me qeverinë. Ndryshimet e mëdha në biznes kryesisht ndodhin si pasojë e ndryshimit të qeverisë.

Mustafa Nano: Biznesmet e lidhur me qeverine siç i quani, nuk penalizohen?

Shehaj: Të gjithë penalizohen, ata që janë të lidhur me qeverinë e kanë shumë të lehtë për të mbijetuar. Ka një pjesë që nuk janë të penalizuar, ata që kanë fituar koncensionet nuk penalizohen i kanë të ardhurat e garantuara çfarëdo që të ndodhi. Këto biznese që kanë këto koncensione janë më të sigurt, më fitimrurës dhe nuk u ndodh asgjë.

Mustafa Nano: Këta përbëjnë një pjesë të vogël apo jo?

Shehaj: Në numër apo në vlerë?

Mustafa Nano: Në vlerë në qarkullim, parash, mallarash?

Shehaj: Do të mbijetojnë ata që do ti përshtaten më shpejt nga të gjithë kushteve të reja.

Kush gëzohet se do të rrëzohen disa nga biznesmenët e mëdhenj që sipas tyre janë pasuruar në mënyrë të padrejtë, është gëzim i pakuptimtë. Për çdo biznes që mbylet dëmtohet ekonomia shqiptare.

Më tej Shehaj tha se sektori i turizmit do të jetë më i prekshëm, ndërsa u shpreh se kjo krizë minimalisht mund të zgjasë deri në fund të vitit.

“Mendoj që ne duhet të përgatitemi për rastin më të keq, thjesht duhen marrë masa. Duhet vepruar dhe jo të vazhdohet me masat që janë marrë deri më sot, që janë të paqarta dhe pa efekt”, tha Shehaj.

Mustafa Nano: Në krizën e koronavirusit kanë dalë dy paketa financiare nga qeveria, të cilat përmbajnë shumën e 530 milionë eurove, por pas disa muajsh do të duhen edhe 530 milion euro të tjera Shqipëria nuk ka resurse. Unë shoh zi përpara!

Shehaj: Asnjë nga paketat nuk kapin këtë vlerë. Ka një diferencë shumë të madhe mes asaj se çfarë thonë dhe se çfarë kanë bërë vërtet. Situata do të jetë e vështirë dhe mund të zgjasë shumë dhe qeveria duhet të vendosë së çfarë ka në prioritet.

Besoj që me një shumë 50-60 milion euro në muaj mund të mbulohet pjesa më e madhe e rrogave, e atyre që rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Deri në fund të vitit ta shumëzosh për 8 muaj kap një shifër prej 500 milion euro dhe ke garantuar pagat e një pjesë më të madhe të atyre që kanë humbur vendin e punës dhe në këtë mënyrë ke zgjidhur problemin kryesor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re