Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka thënë se ambicia e tij është që të jetë kryeministër i pakorruptuar i Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai tha se projekti politik i “Mundësisë” është afatgjatë.
“Qëllimi i partisë Mundësia është ti japë një qeveri të pakorruptuar. Pastaj do jem unë, do jetë Barbara Doda, apo Erlad Kapri, apo një politikan i ri që do shkëlqejë, këtë nuk e di. Por di që projekti politik i Partisë Mundësia është që ti japë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar”, tha Shehaj.
Agron Shehaj: Prezenca ime në politik do mbarojë brenda partisë Mundësia. Unë e kam thënë, partia Mundësia është projekt politik afatgjatë. Unë e kuptoj që na krahasojnë me të kaluarën. Është normale që të na krahasojnë me të kaluarën. Mua gjithmonë më kanë krahasuar me të kaluarën. S Sa herë që iunë kam shfaqur një ambicie kanë qeshur. Do të bëjë universitetin ky, do të bëjë biznesmenin ky, pastaj do të bëjë biznesmenin e madh ky se nuk i kënaq. Tani jemi në fazën do të bëhet deputet ky, pastaj do të bëjë parti ky, do të hyjë në parlament ky, do ti japë Shqipërisë një opozitë të vërtetë ky, do të bëhet kryeministri i parë i Shqipërisë pakorruptuar ky…unë jam mësuar me këto.