Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka deklaruar në emisionin ‘A’ në News 24, se në Policinë e Shtetit punojnë aktualisht 519 ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Tufa theksoi se ish-sigurimstat janë punësuar edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe në institucione të tjera të administratës.

“Disa institucione në varësi të Kryeministrisë janë treguar korrekte dhe kanë dorëzuar informacionet për të punësuarit aktualë që kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit”, tha Tufa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re