Në ditët e fundit, Agron Tufa, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka pasur debate publike me disa personazheve të njohur për çështjen e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në emisionin ‘Top Talk’, ai paralajmëroi për shkak të qëndrimeve, ndihet i rrezikuar së bashku me familjen e tij, duke shtuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.

“Kam të bëjë me segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, paralajmëroi zoti Tufa.

Tufa ka paditur  në gjykatë Spartak Brahon, Fatos Tarifën dhe Arben Dukën, të cilët i akuzon për ‘shpifje’ dhe ‘fyerje’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re