Sulmuesi argjentinas, Sergoi Kun Aguero pritet të lagrohet nga Manchester City për të nisur një aventurë të re tek Paris Saint-Germain nën drejtimin e Mauricio Pochettino

Sulmuesi argjentinas e di se koha e tij te Citizens ka përfunduar dhe do e kërkojë largimin në fund të këtij edicioni, ndërsa Guardiola ka shprehur interesimin për Harry Kane, kapitenin e Tottenhamit, i cili shihet një zvendësuese ideal për argjentinasin.

Aguero do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City, pasi kontrata e tij skadon në muajin qershor.

Kështu, PSG dëshiron të përfitojë nga ky rast dhe ta transferojë lojtarin në parametra zero, pasi kualiteti i tij ende nuk është zhdukur.

Maurio Pochettino beson se me transferimin e Aguero do të zgjidhet sulmuesi edhe për së paku dy sezone.

Me Kylian Mbappen, Neymarin Mosie Kean dhe Agueron, PSG do të kishte shumë opsione në sulm, pasi Mauro Icardi pritet të largohet.

Icardi lidhet me një rikthim në Serie A, aty ku kërkohet nga Juventusi, e që më në fund duket se edhe ky transferim do të realizohet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re