“Ishte aty, së bashku me një fëmijë tjetër… nisa të qaj, njëlloj siç po qaj tani. Doja ta mbaja fëmijën, por nuk më linin.”

Vetë prindërit, punonjësit socialë e madje edhe autoritetet kishtare e detyruan këtë grua që të hiqte dorë nga i biri. I kujtohet momenti kur infermierja shprehej “oh kjo po qan se do i marrin fëmijën sot”

“Ato fjalë mendoj se ishin shumë mizore, shumë shumë mizore… ato fjalë nuk i kam tejkaluar dot ndonjëherë. Nuk e di sesi një njeri mund të jetë aq i pazemër, aq mizor”-tregoi Xhoan.

Xhoan është një ndër 250 nënat që kanë dalë përpara për të treguar tmerret që qindra mijëra gra provuan në intervalin kohor mes viteve 1945- 1975 në Britani, kohë në të cilën nëse nuk ishe e martuar, të merrnin fëmijën me forcë. Afro gjysëm milioni fëmijë u lindën nga nëna britanike, të cilat nuk ishin të martuara në kohën e lindjes së fëmijës. Rreth 80% e tyre u detyruan me forcë që t’i jepnin foshnjet për adoptim

BBC e ka ndjekur orvatjen e këtyre grave në moshë që zemra e shpirti u ka mbetur prapa në kohë, pa e ditur se ku dhe si janë fëmijët e tyre. Më poshtë rrëfimi I Xhoan Çejmbërs (Joan Chambers), e cila pritet të dalë si dëshmitare para komitetit të të drejtave të njeriut në parlamentin britanik, në fund të këtij viti.

Ndërsa më poshtë, gjeni rrëfimin e shkurtër të një gruaje e cila ishte një ndër ato foshnje që u detyrua me forcë të largohej nga krahët e nënës, për adoptim.

Një tjetër histori, e një nëne që u detyrua me forcë të japë për adoptim fëmijën.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re