Aktori Ermir Jonka ka reaguar pas përplasjes së djeshme të Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së. Presidenti kërcënoi policët se “do t’i çojë në burg me duart e tij”, të cilët kërkonin lirimin e ambienteve të zyrave.
Duke marrë shkas dhe nga situata e pandemisë, aktori shkruan: “Pra presidenti im mund të grumbullohet si dhe sa ti dojë qejfi, pa maskë apo masa mbrojtëse dhe mundet të zbythë policin si i forteë që është? Dhe une nuk mund të bëj teatër sepse ka pandemi? Ahhh një grusht të fortë si nuk e kam…“.
Ndërkohë, kujtojmë që dhe Stresi reagoi një ditë më parë për këtë ngjarje ku shpërthen në ofendime. “Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë ju klyshat e Bashkisë me në krye Erion Veliajn, a e dini se jeni të marrë fund???“, shkroi reperi.
