Kandidati për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës Genci Gjokutaj është i mendimit se në kryeqytet ka frymë për ndryshim.

 

Nga studio e Quo Vadis, ai tha se ahengu i Ramës nuk u shërben njerëzve.

 

Sipas tij qytetarët duan alternativë për të ardhmen dhe të dinë se u u kanë shkuar fondet e tyre.

 

Është pak herët dy javë për të dhënë një parashikim. Fakti është që nëse do e ndjekim, një sy i vëmendshëm i dekripton situatën, duke parë vetëm fushatat, kush paraqet alternativën dhe kush bën aheng. Për një kryetar bashkie në Tiranë që nuk kërkohet asnjë e dhënë se çfarë buxheti ka shfrytëzuar dhe çfarë produkti ka. Sepse kjo është thelbi i gjithë fushatës. Por ne diskutojmë dhe anatemojmë pritshmërinë duke mos diagnostikuar të shkuarën. Ky është thelbi i fushatës, njerëzit të dinë se ku kanë vajtur fondet e tyre. Flas për Tiranën, sepse rrethet nuk i njoh në terren. Është mirë kur bën për qytetin tënd, të jep kënaqësi, por kjo bëhet sipas standardeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re