Ahmed Nasser al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është zgjedhur kryetar i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol).

Në ditën e tretë të seancës së 89-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Stamboll u mbajt votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Organizata e policisë në rrjetet sociale njoftoi se sipas rezultatit të zgjedhjeve Al-Raisi do të jetë kryetar i Interpolit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Bordi ekzekutiv i Interpolit mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme.

Bordi ekzekutiv ka 13 anëtarë, duke përfshirë kryetarin, zëvendëskryetarët dhe delegatët, që përfaqësojnë katër rajone të Interpolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re