Në emisionin “Të vaksinuarit”, tema kryesore e debatit të mbrëmjes ka qenë rreth zhvillimeve aktuale në partinë Demokratike. Të ftuar në studoo kanë qenë figura të njohura të demorkatëve të cilët kanë komentuar lidhur me skenarët e mundshëm që mund të realizohen pas mbajtjes së Kuvendit të PD.
I pyetur nëse do të kishte përjashtime nga PD pas mbajtjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata tha se diçka e tillë nuk do ndodhte sepse synohej bashkimi. Ndërsa shtoi se nuk kërkonin që Basha të mos ishte më pjesë e PD por vetëm që të pranonte të largohej nga pozita ku ishte për shkak se nuk është më i pranuar nga anëtarët.
Ahmetaj më tej tha se tashmë Basha kishte mbetur i braktisur dhe se pa Berishën atë nuk e mbështeste asnjë njeri.
Aulon Kalaja: A do përjashtoheni nga PD në datën 12 dhjetor?
Çlirim Gjata: Absolutisht askush, prandaj ndodhi kjo lëvizje nga Berisha për të ndaluar partinë nga shpërbërja dhe për të bërë shpëtimin e PD. Jo që nuk do largojë njeri nga PD por ai Kuvend do vendosë rregulla të qarta në statut dhe do fillojë puna për rindërtimin e PD. Mund të ketë persona të cilët janë deklaruar në media kundër këtij kuvendi, kjo nuk do thotë se do përjashtohen.
Kalaja: Njerëzit që kanë dalë pro foltores, a do përjashtohen?
Gjata: Si do i përjashtoi Basha 4 mijë demokratë? Ku po shkon ky? Do ta kthejë në nivelin e partive të vogla që futen në zgjedhje për të marrë një shumë lekësh? Ky kongres kërkon rindërtimin dhe do votohet shkarkimi i Bashës nga pozita e kreut. Nëse Basha fillon me këto forma, PD do kthehej në pozita biznesi.
Ahmetaj: Jemi përballë një kuvendi grotesk. Asnjë parti politike në botë nuk ka Kuvend me 7 mijë veta, është alogjike të mendosh se ka votë e aq më pak numërim vote. Që në kohën kur Basha ka qenë në krye të PD vota nuk është numëruar. Unë kam qenë pjesë e organizimit të PD për 7 vite. Numëronim vota gjatë gjithë natës. Numëroheshin votat e të gjithë anëtarëve dhe kurrë Berisha nuk ka ndërhyrë. Asnjëherë nuk ka ndërhyrë për rishikim votash.
Kalaja: Një grup thotë se zgjidhja është për të hedhur Bashën në Lanë
Ahmetaj: Ai në Lanë është në kënetë, në një vetmi absolute. Ka muaj të tërë se nuk ka parë më shumë se 3 apo 4 veta rreth vetes. Është braktisur në mënyrën më të keqe. Mbështetjen e ka pasur nga Berisha se ai është i braktisur. 11 dhjetori është Kuvendi i anëtarësisë që do nxjerrë PD-në nga kthetrat ku është. Në 18 mblidhet një pakicë që do të kundërshtojë shumicën.
Kalaja: A e shikoni Bashën brenda PD?
Gjata: Nuk e pengon njeri, nuk të largon kush ne kërkojmë bashkimin por tjetër gjë është të largohesh nga posti kur nuk arrin rezultate.
…
/faxweb
