Skip to content

Ahmetaj dhe Gjiknuri, a janë implikuar në aferën e inceneratorëve? Rama i shmanget pyetjes: Kemi parë shumë Big Brother, nuk dua t’ia di kush del me “pantallona të shkurta”…

Edi Rama si dëshmitar në Komisionin Hetimor për inceneratorët:

Tabaku: Arben Ahmetaj mik i afër me 3 pronarët e inceneratorëve?
Edi Rama: Unë e kuptoj që Big Brotheri në këtë periudhë ka pasur audiencë t madhe, se askush është miku i kujt, se kush zgjohet me kë nuk është e planifikuar që të di ku ndodhen. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem që të studioj miqësitë me secilin prej jush, si dësjmitar ju pos shkelni ligjin, si zoti rama jam i interesuar që nuk dua tja di me panatalllona të shkurta ta di cfarë bëjnë të tjerët.

Tabaku: Me batuta jeni i zoti dua fakte dhe dëshmi, evitoni cdo koment, të fokusohemi tek cështja argumenta fakte dhe shifrat. Kemi mundësinë që batutën ta bëni jashtë këtij debati, na ndihmoni të hedhim dritë për këtë aferës.

Tabaku: Gjiknuri ka njohje me këta persona te inceneratorëve?

Rama: Zonja kryetare e komsi0onit edhe nj herë ju thash3ë që në fillim i di derytrimet e mia dhe të tuat që burojnë nga i njëjti ligj. Ju nuk mund të komentoni npoërgjigjet e mia as si batuta as si propagandë. Deri tani ju nuk jeniu e përqëndruar tek cështja, më bëni pyetje sikur merremi me thashetheme. A di për filanein ku ka shku me filanin? Cfarë janë këto pyetje? Përqënsrohuni tek cështja jo tek afera që është në opinionin tuaj. Mos e përsërit përballë meje si dëshmitar, afera është opinioni juaj. Kur të mbaroni punën me mua shkruani në raport aferën tuaj. Në cilën aferë? Doni të bëjmë debat tani? Nëse me nxjerr jashtë cështjes, unë jam zoti Rama që përgjigjem si të doni ju. Nuk është e nevojshme të më drejtoheni me 3 emra se më lodhni dhe unë do tu jap përgjigje strikte. Unë këtu jam nuk do të lëviz.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb