Ka nisur sot legjislatura X e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ministri në detyrë Arben Ahmetaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë votuesit socialist të cilët e mbështetën.

Ahmetaj shkruan se ky mandat do të çojë para reformat e nisura bashkë me projektet.

“Në fillimin e një stine të re politike për Shqipërinë, dua të ndaj një falenderim të veçantë për të gjithë votuesit që na besuan privilegjin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër më parë me një mandat të tretë radhazi, për të ndërtuar mbi reformat e nisura dhe çuar përpara projektin për Shqipërinë 2030 🇦🇱!

🌹Një falenderim i posaçëm nga zemra për 12,627 votues të Njësisë Nr. 4 në Tiranë që zgjodhën Partinë Socialiste dhe 11,287 votues të Tiranës që më besuan përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Mirënjohje për gjithësecilin prej jush, që me votën tuaj vendosët një gur më shumë në kantierin e reformave transformuese për të garantuar mirëqenie për të gjithë, modernizimin për zhvillim, një Shqipëri të fortë Europiane dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e të rinjtë e vendit tone”, shkruan Ahmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re