Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nën cilësinë e dëshmitarit. Rama tha fillimisht s enuk ka ardhur për asnjë aferë, duke i cilësuar si opinione pyetjet e kryetares Jorida Tabaku.

I pyetur nëse tre pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim, kanë miqësi me Arben Ahmetajn, Rama iu përgjigj me ironi, duke i kujtuar Tabakut “Big Brother-in”.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Ju bëni të gjitha pyetjet dhe opinionit i shprehini në raport. Nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë që të jemi të qartë.

Jorida Tabaku: Ju në cilësinë e kryeministrit keni miratuar një ligj a është Lefter Koka, një nga pronarët që ka përfituar 4 milion euro, një nga pronarët përfitues?

Edi Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë jam kryeministër dhe Leter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit, nuk e njoh si pronar përfitues.

Jorida Tabaku: Unë kam 51 pyetje do përpiqem të jem korrekte, përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako i cili përmes babait të tij është faktuar se ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues?

Edi Rama: E çmoj humb dipsonibiltetin tuaj, ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Keni krijuar një opinion tuajin. Faktet këtu janë ato që kemi ardhur të ballafaqojmë bazuar në dokumente, jo në opinione të krijuara mbi spekulime. Nuk shoh asnjë lidhje deri tani midis rolit që kam ardhur deri këtu.

Jorida Tabaku: Zoti kryeministyër, zoti dëshmitar, zoti Rama, a është Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit një nga pronarët përfitues?

Edi Rama: Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë, por se kush është miku i kujt, se kush flet me kë, se kush zgjodhet me kë nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Meqë ju më thatë zoti kryeministyër, zoti dëshmitar, zoti Rama, unë po ju përgjigjem si kryeministër është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë.

Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligji, ndërsa si zoti Rama jam i painteresuar se kanë dalë në modë pantallonat e shkurtra në dimër, qëkur mbaja pantallona të shkurtra se çfarë bëjnë të tjerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re