Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj vizitoi fabrikën e re te prodhimit te fasonerisë ne Vore. Investimi prej afro 2 milionë euro për ndërtimin e ambienteve te reja e blerjen e makinerive bën qe ky biznes te ofroje produktin final për konsumatoret.
 
Gjithë logjika e paketës së fasonëve ishte mbështetja e këtij segmenti të industrisë së tekstileve, për të kaluar në cikël të plotë, që e gjithë vlera e shtuar krijohet dhe mbetet këtu dhe produkti i gjithë eksportohet, duke sjellë të mira materiale, monetare për kompaninë, por sigurisht edhe për vendin”. Sot unë shoh të punësuar rishtazi nga zona, ku përveç se janë trajnuar, sot kanë mundësi të ndihmojnë edhe ata që do të vijnë gjatë vitit 2018, gati 400 punëtorë, dhe më besoni që këtu ka familje që përfitojnë muaj pas muaji, vit pas viti nga zhvillimi i kësaj sipërmarrjeje.
 
Ministri Ahmetaj tha se përjashtimi nga TVSH i makinerive dhe pajisjeve I ka ndihmuar sipërmarrësit te zhvillojnë me tej aktivitetin e tyre.
 
Mësova nga pronarët me kënaqësi se kanë përfituar nga politika jonë e përjashtimit nga TVSH të makinerinë dhe pajisjeve. Një nga pronarët më thotë që, para dhjetë ditësh ka marre gjithashtu rimbursimin e TVSH-së, pa i telefonuar, pa i kërkuar, pa i thënë askujt. Ky është një subjekt që ka përfituar nga politika jonë e punësimit, nga mbështetja e programeve të punësimit. Për këtë jam shumë i lumtur dhe dua të them që, atë farë që kemi mbjelle disa vite më parë, shohim të mbijë në favor të sipërmarrjes, në favor të të gjithë atyre që punësohen, në favor të ekonomisë shqiptare”.
 
Kalimi ne cikël te mbyllur prodhimi ishte synimi kryesor i paketës për mbështetjen e sektorit qe u hartua nga Ministria e Ekonomisë ne vitin 2014.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re