Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se Shqipëria ka marrë 400 milionë euro donacione, ndërsa pjesa tjetër e parave janë kredi të buta.

Ahmetaj tha se Franca ka dhuruar vetëm një milion euro për Shqipërinë dhe se 60 milionë euro janë ofruar si kredi.

“Rreth 400 milionë euro janë donacione. Pjesa tjetër janë kredi të buta. Disa i kanë edhe nën 2%. Banka Islamike për shembull i ka interesat gati-gati tek 1%. Këto para janë të asociuara me të gjithë dëmin që kemi pasur në 26 nëntor. Shkojnë përtej rindërimit por tek rimëkëmbja ekonomike. Franca ka dhënë 60 milionë euro kredi tv butë dhe njv milion euro grante,”-tha ndër të tjera Ahmetaj. 

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re