Faxnews ka bërë një vëzhgim në një nga zyrat e postës shqiptyare në kryeqytet, aty ku pensionistët presin prej orësh për të tërhequr pensionin e tyre dhe bonusin e dhënë nga qeveria përmes Paketës së Rezistences Sociale.

Pensionistët janë shprehur se ky bonus është i papërballueshëm për ta. Madje shkonjë më tej duke thënë se prej disa kohësh janë të detyruar që të përgjysmojnë konsumin e tyre.

Gjatë intervistave pensionistët kanë thënë se jo të gjithë janë përfitues të bonusit prej 30 mijë lekësh.

Intervistat me pensionistët:

“Atë kemi pensionin, jetesa e vështirë, nuk marrim dot vetëm bukëm, bonusi sa të marrim bukën e ta lyejmë me kripë”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë këtë punë edhe shteti s’mund të na i japë me lopatë.  Unë jam i kënaqur. Jetesa është e vështirë, kjo shtesë që marrim nuk është asgjë në krahasim me cmimet.  Unë e di që 130 mijë e poshtë e marrin atë, ne kemi atë 3.3 përqind. Ka një dy orë që rrimë”.  

“180 mijë lekë, ku të qahemi bereqaves me këto që kemi. Kam nja cerek ore që pres”

“140 mijë lekë pension. Janë rrena që të gjitha, më ka ardhur në majë të hundës”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re