Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në përvjetorin e vdekjes së ish-drejtuesit të Fax News shprehet se Kasem Hysenbelliu arriti të krijonte një media të një profili krejt ndryshe në një ambient të mbipopulluar mediatik.

Balla e quan Fax News si media me profil kritik dhe opozitar dhe sipas tij një media objektive është gjithmonë e suksesshme.

“Ai ishte një njeri me energji të pashterueshme, jo vetëm sipërmarrës por edhe një njeri që krijonte gjëra nga 0 dhe I ngrinte lart dhe gjithmonë do e kujtoj kështu.

Ai i kthente idetë në punë të mira, dua të kujtoj momentin kur mori iniciativën për të krijuar një media të re, për pak kohë krijoi një profil të vetin, natyrisht kishte eksperiencë shumëvjeçare por që u kalua të Fax, që ishte Fox-i shqiptar duke qenë kritik. Shumë e vështirë të ngresh një media në vend në nj kohë mbipopullimi të mediave por ai ia arriti të krijonte një media me peshë të lartë.

Profili i Fax është sa kritik dhe opozitar dhe jam me mendimin që kur një media është objektive është dhe e suksseshme. Dua ta veçoj Kasemin si një personalitet që nuk e kam njohur vetëm si drejtues medie, bashkëshort I përkushtuar, një prind që ka bërë gjithçka që fëmijët të shkolloheshin. Vajza dhe djali i tij duhet t’i referohen modelit të babait dhe të vazhdojnë këtë projekt që është vendsour në shina”-tha Balla.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re