Skip to content

“Ai dëshiron të bëhet perandor i botës”: sulmi i ashpër ndaj Donald Trump

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 68

Lula sulmon Donald Trump: Presidenti brazilian kritikon ambiciet globale të liderit amerikan dhe kërcënon me hakmarrje për tarifat.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka nisur një sulm të ashpër kundër Donald Trump, duke e akuzuar atë se dëshiron të imponojë hegjemoninë e tij në shkallë globale. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Manjati vazhdon të bëjë deklarata të diskutueshme. Këtu janë kritikat dhe kërcënimi për hakmarrje për tarifat.

Luiz Inacio Lula da Silva

Përplasja për tarifat: Kërcënimi i Brazilit

Lula trajtoi çështjen e detyrimeve që Donald Trump ka kërcënuar të vendosë për produktet braziliane. “Nëse Trump takson produktet braziliane, ai do të ketë një përgjigje përkatëse nga Brazili,” paralajmëroi presidenti, siç raportohet nga L’Identità, duke nënvizuar se si masa të tilla mund të shkaktojnë një rritje të inflacionit global.

Tregtia midis Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara është strategjike: në vitin 2024, eksportet braziliane të hekurit dhe çelikut në Shtetet e Bashkuara arritën në 5.7 miliardë dollarë, duke përfaqësuar 48% të sektorit total. Brazili ishte furnizuesi i dytë më i madh i çelikut i Uashingtonit, duke eksportuar 4.08 milionë tonë, ose 15.5 për qind të importeve të SHBA.

Gjatë presidencës së tij të parë, Manjati kishte vendosur tashmë tarifa shtesë për çelikun dhe aluminin brazilian, pa hasur në hakmarrje nga presidenti i atëhershëm Jair Bolsonaro. Presidenti aktual, megjithatë, duket i vendosur të përgjigjet me vendosmëri.

Sulmi i drejtpërdrejtë i Lulës ndaj Donald Trump

“Ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, jo president i botës. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë (…). Duket se ai dëshiron të bëhet perandor i botës”, tha Lula, siç raporton Ansa, në një intervistë për Radio Tupi në Rio de Zhaneiro.

Presidenti brazilian, i cili nuk ka pasur asnjë kontakt me të që nga inaugurimi i tij, bëri shaka me ambiciet e supozuara të presidentit amerikan. “Kam lexuar se ai dëshiron të marrë Kanadanë, Grenlandën, Kanalin e Panamasë dhe ai ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës,” përfundon ai.

Përshtati në Shqip V.K.