Mjekja Alma Cani Ansary, njëkohësisht nëndrejtoreshë dhe shefe e reanimacioniot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, përmes një postimi në facebook është shprehur se ndihet e nderuar që është marrësja e vlerësimit dhe titullit të lartë “Dekorata e Artë e Shqiponjës”, titull ky i akorduar nga presidenti Meta për gjyshin e mjekes, Ahmet Canin. Ky i fundit ka qenë një atdhetar, patriot i shquar i vendit, i cili ka dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë, ashtu sikurse thotë dhe vetë mjekja: “Dha jetën që shqiponja të fluturojë e lirë në malin e Korabit”.

Postimi i plotë në facebook: Në Peshkopi

E nderuar të marr vlerësimin dhe titullin e lartë ”DEKORATA E ARTË E SHQIPONJËS “për gjyshin tim Ahmet CAMI, dëshmor i Atdheut, akorduar nga Presidenti i Republikës, z Ilir Meta!

Ahmet Cami, atdhetar dhe patriot i shquar i vendit, biri i familjes CAMI, i tre brezave të vrarë për lirinë e Shqipërisë në dy luftrat botërore, krenaria jonë dhe e gjithë familjes. Ai dha jetën për Shqipërinë, që shqiponja të fluturojë e lirë në malin e Korabit!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re