Debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe analistit Andi Bushati.

Të ftuar në studion “Open” këta të dy kanë debatuar në lidhje me pjesëmarrjen e aktorit Robert Ndrenika në spotin elektoral të PS.

Bushati ka thënë se Ndrenika është i shitur si dhe ka përmendur disa herë të tjera ku Ndrenika ka ndërruar partitë, ndërkohë që Balla i revoltuar ka thënë se ai nuk ka për çfarë i duhen lekët.

Balla u shpreh se Ndrenika është një artist 80-vjeçar. Balla gjithashtu ka përmendur aktoren Tinka Kurti ku ka thënë se këta nuk shiten dhe as blihen pasi nuk kanë për çfarë u duhen lekët.

Pjesë nga biseda:

Bushati: Një njeri që ka pranuar zgjedhjet e 1996, ka qenë deputet i 1996 dhe ka votuar Berishën në 1997, shitet dhe blihet kur të dojë.

Balla: Ç’i do lekët ai mo?

Bushati: Të gjithë i duan lekët mo pse vetëm ju i doni lekët?

Balla: Ore ç’i do Robert Ndrenika lekët. Artist populli burri botës, ka të drejtë të jetë më këdo parti, të ketë bindjen e vetë. Ai edhe na kritikon ne, por thotë që kjo është qeveria e duhur për Shqipërinë. Të thuash që një familje e djathtë si Tinka Kurti, shitet dhe blihet për një spot…

Bushati: Ata që ka hedhur Berisha në kosh në 1997 kanë dalë të mbrojnë sot Edi Ramën, ju ka ngelur t’ju mbrojnë fosilet e Berishës.

Balla: Më vjen neveri të akuzosh njerëz në punë të vetë 80 vjeç që kanë të drejtë të marrin pjesë në tubim politik, mund të më akuzojë mua që më ka këtu, por jo një gjyshe 80-vjeçare që ka marë lekët për spotin e PS.

Bushati: Janë fosilet e Berishës në 1997.

Balla: E vetmja fosile është Berisha. Nuk kemi të drejtë t’i marrim nëpër gojë.

Bushati: Çdo njeri që del në fushatë është i komentueshëm, nuk mund t’i themi kriminelë, por mund ta komentojmë. Me Çiljetën jeni tallur gjithmonë dhe e morët prapë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re