Xhelal Mziu, deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, ka bojkotuar ‘Foltoren’ e Berishës në Peshkopi.

Ai është shprehur më parë se Berisha është idhulli i tij, mirëpo në përplasjen mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Mziu me sa duket ka vendosur të mbajë krahun e këtij të fundit.

“Rama më bëri nder të madh kur më krahasoi me Sali Berishën.

Berisha është idhulli im dhe Shqipëria as ka pasur e as ka për të pasur një person të tillë. Sali Berisha nuk përsëritet më”, shprehej Mziu kohë më parë për Berishën.

Ndërkohë, jo vetëm Mziu, por edhe asnjë deputet tjetër i PD-së nuk është prezent në takimin e Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re