Ish-politikani socialist Namik Dokle dhe bashkëshortja e tij e kanë mposhtur Covid 19, pas disa ditëve të gjata në betejë me virusin.
Në një postim në rrjetet sociale, Dokle tregon që përballja me virusin nuk ka qenë fort e lehtë, por në sajë të ndihmës dhe përkujdesjes së fëmijëve të tyre ata ja kanë dalë. Dy vajzat e Dokles janë mjeke, dhe përkujdesja e tyre nuk ka munguar në këto ditë të vështira.
Postimi i Dokles:
MË NË FUND… PA COVID
E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, ëngjëjt mbrojtës dhe Manjolën, ëngjëllin këshillues nga Italia!
Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala FALENDERIM të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë.
Lexo edhe:
‘Nuk del dot nga shpella ime’, Namik Dokle me të shoqen infektohen nga Covid, teksa redaktonte librin për virusin
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
