Në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”, po flitet mbi pasurimin e të pasurve gjatë periudhës së pandemisë.

Konspiracionisti Alfred Cako, i cili tashmë është pjesë i panelit të ftuar, argumentoi se njerëzit më të pasur nuk janë biznesmenët, ku mund të përmendet Jeff Bezos, por “bankierët”, që sipas tij disa i etiketojnë si “magjistarët e zinj”.

Për këtë arsye ai shpërtheu në ofendime ndaj ish-kryeministrit italian Mario Montit, të cilin e cilësoi si një “bankier”.

“Shiko, më mirë ishte Berlusconi se sa ai që e sollën bankierët, Monti. Monti është një këlysh i magjistarëve të zinj. Ia ka thënë një deputet në Parlamentin Europian, këta falimentuan Berlusconin sepse nuk i shërbente atyre dhe falimentuan dhe Papa Andreun në Greqi dhe sollën dy politikanë që nuk i kishte votuar populli”, tha Cako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re