Bëhet e ditur se Egjipti, në periudhën e Presidentit, Abdulfettah es-Sisi, për shkak të shkeljeve ndaj lirisë së shprehjes, është kthyer në “një burg të hapur”.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International – AI) akuzoi qeverinë egjiptiane se e ka kthyer vendin në një burg të hapur për shkak të shkeljeve dhe presioneve ndaj lirisë së shprehjes.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga organizata, bëhet e ditur se në lidhje me lirinë e fjalës ‘vendi është duke jetuar nivelin më të keq” për shkak të shtypjes së zbatuar nga udhëheqja e Presidentit, Abdulfettah es-Sisi.

Gjithashtu bëhet e ditur se kritika ndaj qeverisë egjiptiane është në gjendjen më kërcënuese të shënuar në historinë e vendit dhe shkruhet: “Egjiptianët, që jetojnë nën qeverisjen e Presidentit Sisi, në rast të shprehjes së mendimit të tyre në mënyrë paqësore, ndeshen me një trajtim si fajtor. Forcat e sigurisë ndërhyjnë ndaj politikës së pavarur dhe fushave sociale e kulturore. Masat e marra e kanë kthyer Egjiptin në një burg të hapur për ata që kritikojnë qeverinë”.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjendja në këtë periudhë është më e keqe edhe se sa ajo e periudhës 30-vjeçare të udhëheqjes së Hysni Mubarek (ish-kryetari i shtetit) dhe në vitin 2018 për shkak të mesazheve në Twitter, mbështetjes së një klubi sportiv, xhirimit të një filmi, dhënies së reportazhit ose mosbërjes së asgjëje është bërë shkak për arrestimin e 117 personave.

Gjithashtu bëhet e ditur se emrat e rëndësishëm të vendit si ministri i mbrojtjes së periudhës së Mubarekut, Sami Anan, kandidati për president i Partisë së Fortë Egjiptiane, Abdulmunim Ebul Futuh dhe ish-kryetari i Gjykatës së Llogarive, Hisham Cinina janë ende në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re