Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar procesin e Integrimit dhe ‘bllokadën’ e paralajmëruar nga Greqia për Shqipërinë, në lidhje me çështjen ‘Beleri’.

Shehu shkruan se në fakt “frenimi i integrimit nga Mitsotakis është shërbim për kryeministrin Rama”.

Sipas tij, kryeministri i vendi nuk dëshiron integrimin e Shqipërisë në BE.

Demokrati thotë se çështja Beleri u krijua artificialisht dhe mbahet si një ngrehinë në kundërshtim me parimet europiane kushtetuese

“Sot, Rama pret me kënaqësi të “fajësojë” Greqinë për ecurinë “çalamanë” të Shqipërisë drejt Europës”, shkruan më tej deputeti.

Postimi i plotë i deputetit të PD-së, Tritan Shehu:

Z.Mitsotakis, “frenimi” integrimit, sherbim per Ramen!

Rama nuk e desheron integrimin europian, ai po i imponohet atij.

Sepse autokratet e rregjimet nuk kane “jete gjatesi” ne BE e Perendim.

Vendi, shtepia, ambjenti i tyre eshte Lindja.

Por kjo eshte ne kundershtim te plote me interesat e Shqiperise, shqiptareve, Greqise, Rajonit e Europes.

Greqia mike, antare e BE, djepi historik i demokracise, per keto e shume aresye te tjera nuk duhet te bllokoje integrimin e vendit tone.

Sepse ne kete menyre do te afektohet negativisht edhe mbeshtetja e Greqise ne 30 vite ndaj porocesit te integrimit e zhvillimeve demokratike ne Shqiperi.

Fatkeqesisht  Rama tashme ka cuar qellimisht, artificialisht ne piken me te ulet historike maredheniet shume te mira, qe kane egzistuar ne vite me Greqine.

Artificialisht u krijua ceshtja Beleri e mbahet si nje ngrehine ne kundershtim me parimet europiane, kushtetuese, te drejten e prezumimit te pafajesise, per derisa te kete nje vendim te formes se prere.

Ky, i dashur Kiriakos eshte nje “simptom” negativ i nivelit te pergjitheshem te demokracise tek ne.

Por ndalimi i integrimit vecse do keqesoje realitetin tone.

Ndersa afrimi me Europen, prezenca me presionin e saj, mund te ndihmojne ne zhvillimet tona demokratike.

Ndryshe “ererat” lindore do te fryjne edhe me fort ne kete pjese te Ballkanit.

Sot Rama pret me kenaqesi te “fajesoje” Greqine per ecurine “calamane” te Shqiperise drejt Europes.

Per te justifikuar mos permbushjen e degradimin e standarteve, mungesen e vullnetit te tij.

Prandaj ju Z.Mitsotakis, si nje demokrat e mik i Shqiperise qe jeni, nuk duhet te beheni pre e “kurthit” , ku Rama kerkon tju fuse ju, Greqine, Shqiperine e Brukselin.

Mendoj se ka te tjera instrumenta efikase qe ju, BE, partneret tane duhet te perdorini me force per te ndihmuar ne “drejtimin” e demokracise se deformuar shqiptare.

Prandaj mos e pengoni procesin tone te integrimit e veproni ashtu si ju, babai juaj, Greqia, ka vepruar ne te gjitha keto vite.

Ne mbeshtetjen tone, te integrimit tone, per demokracine tone!

Por duke ngritur qarte e forte shkeljet e demokracise, te drejtave, lirive te ne, jo si nje ceshtje e vecante per minoritetin, por si nje „zgjedhe“ mbi shqiptaret ne terresi.

Sepse keshtu eshte e verteta e keshtu ndihmohet Shqiperia!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re