Psikologia Enkelejda Gjoza intervistë për emisionin “Të pathënat” në Fax News:

Do doja të flisja për eksperiencën time në Itali pasi për rastin në fjalë nuk jam shumë e informuar dhe nuk do ishte korrekte të bëja komente. Sidomos do të ishte një mungesë sensibilizimi për familjen që ka humbur fëmijën në atë lloj mënyrë. Në Itali psikologjia ligjore ka bërë hapa gjigande pasi cdoi vit mblidhen psikologët dhe bëhet një protokoll ku janë përcaktuar të gjitha linjat bazë sesi do të merret dëshmia e një të mituri. Këta janë psikologët që kanë hedhur bazat e psikologjisë ligjore. Sic po thoja këtë në këtë protokoll janë të vendosura të gjitha linjat bazë lidhur me mënyrën sesi do të merret dëshmia e të miturit. Janë marrë masat që dëshmia të merret sa më shpejtë sepse duke qenë të mitur janë lehtësisht të manipulueshëm dhe harrojnë shpejt. Kontrolli dhe monitorimi i fëmijëve nis që në arsim.

Për personat që kanë ç’rregullime, cilat janë elementet që duken me sy të lirë dhe një person mund të bëjë një denoncim?

Ai që shkon dhe bën një abuzim seksual apo një vrasje të dhunshme nuk u ngrit një mëngjes dhe e bëri se zakonisht në intervistat tuaja ata fqinjët thonë që ka qenë person i mirë etj etj. Jepen gjithmonë shenjat, zakonisht janë persona me crregullime të sjelljes, sepse mund të ketë mësues të cilët e shohin këtë lloj sjellje. Ne tashmë na duket sikur po bëhemi spiunë, ndërkohë që po dëmtojmë një viktimë të rradhës.

Në burg ekziston dosja e cdo të dënuari që merret me vlerësimin psikologjik. Cdo javë bëhet një mbledhje dhe vendoset mbi kërkesat që mund të kenë të burgosurit. Kjo është e rëndësishme, kjo databzë në Itali është deri në forcat e rendit. Komuniteti nuk e di, por policia e di dhe i monitoron. Mund të them një nga rastet ku nuk ka funskionuar vlerësimi psikologjik dhe iu dhanë këto lejet premium dhe duke qenë i monitoruar gjithë kohës dhe iu zbuluan edhe rastet e vrasjeve të tjera që kishte bërë.

Personat që kanë çrregullime në sjellje janë të rikuperueshëm apo e përsërisin prapë?

Varet se si i kap këta persona crregullimi i sjelljes sepse mund të jetë lehtësisht e punueshme. Por problemi është rasti kur kanë çrregullime personaliteti. Personat anti-socialë janë ata persona që zakonisht kanë qenë serial-killer, nuk ndihen në faj për krimin e bërë, e tregojnë atë sit ë kishte qenë dicka normale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re