Benjamin Franklin përfaqëson suksesin amerikan: nga djali i një sapunbërësi, me punë të madhe, e të pavarur ai e ngriti veten në lartësinë e madhështisë.

“Benjamin Franklin ishte amerikani i parë që u bë figurë botërore. Nga një djalë i ri me prirje për shkollë ai u bë shkencëtar, shpikës, legjislator, diplomat dhe burrë shteti me famë botërore”.

Emri i Benxhamin Franklinit është i vetmi emër të cilin e shohim në katër dokumentet kryesore të themelimit të Shteteve të Bashkuara: Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës, Traktatit të Aleancës me Francën dhe Traktatin e paqes me Anglinë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një përmbledhje të thënieve më të bukura të tij. Në përfundimit të leximit, presim të na thoni cilën prej thënieve të Franklin pëlqyet më së shumti.

Ai i cili i ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik t’i huazohen që të dyja.

Të gjithë kemi lindur injorantë, por njeriu duhet të përpiqet vërtet shumë për të mbetur budalla.

Drejtësia nuk do të vendoset derisa ata që janë të paprekur të jenë po aq të indinjuar sa ata që janë.

Të jesh injorant nuk është aq turp, sa të mos dëshirosh të mësosh.

E bëra mirë është më mirë se sa e thëna mirë.

Në vend që të mallkoni errësirën, ndizni një qiri.

Kushtetuta i garanton popullit vetëm të drejtën për të ndjekur lumturinë. Atë duhet ta kapni vetë.

Jini në luftë me veset tuaja, në paqe me fqinjët tuaj dhe lëreni çdo vit të ri t’ju gjejë një burrë më të mirë.

Mos harroni jo vetëm të thoni gjënë e duhur në vendin e duhur, por shumë më e vështirë akoma, të lini pa thënë gjënë e gabuar në momentin tundues.

Personi që meriton më shumë keqardhje është një i vetmuar në një ditë me shi që nuk di të lexojë.

Mos e ngatërroni kurrë lëvizjen me veprimin.

Ai që është i mirë për të nxjerrë justifikime rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.

Çfarëdo që fillon me tërbim, përfundon me turp.

Zemra e budallait është në gojën e tij, por goja e të urtit është në zemrën e tij.

Kushdo që do të rrëzonte lirinë e një kombi, duhet të fillojë duke nënshtruar lirinë e fjalës.

Ne duhet të ndërvaremi të gjithë së bashku, ose me siguri do të varemi të gjithë veç e veç.

Kur jeni duke testuar për të parë se sa i thellë është uji, mos përdorni kurrë dy këmbë.

Një rrëshqitje e këmbës mund ta rikuperoni së shpejti, por një rrëshqitje e gjuhës mund të mos e kaloni kurrë.

Problemi trokiti në derë, por, duke dëgjuar të qeshura, u largua me nxitim.

Tragjedia më e madhe e jetës është se ne plakemi shumë shpejt dhe bëhemi të mençur shumë vonë.

Lumturia varet më shumë nga prirja e brendshme e mendjes sesa nga rrethanat e jashtme.

Mbajini sytë hapur përpara martesës, gjysmë të mbyllur më pas.

Ji i sjellëshëm me të gjithë; i shoqërueshëm me shumë; i njohur me pak; mik me një; armik me asnjë.

Nëse një njeriu mund t’i plotësoheshin gjysma e dëshirave të tij, ai do të dyfishonte problemet e tij.

Ne nuk ndalojmë së luajturi sepse plakemi, plakemi sepse ndalojmë së luajturi!

Ndërsa ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë gjithçka që na ndodh, ne mund të kontrollojmë atë që ndodh brenda nesh.

Mos fol keq për askënd, por thuaj të mirën që di për të gjithë.

Asnjëherë mos e lini për nesër atë që mund të bëni sot.

Shumica e njerëzve vdesin në moshën 25 vjeçare dhe nuk varrosen deri në moshën 75 vjeçare.

Një shtëpi nuk është një shtëpi nëse nuk përmban ushqim dhe zjarr për mendjen dhe trupin.

Mënyra për të parë me anë të besimit është mbyllja e syrit të arsyes.

Siguria pa liri quhet burg.

I gjithë njerëzimi është i ndarë në tri klasa: ato që janë të palëvizshme, ato që janë të lëvizshme dhe ato që lëvizin.

Kur të thahet pusi, e kuptojmë vlerën e ujit.

Ato gjëra që të lëndojnë, të udhëzojnë.

E vetmja gjë që kushton më shumë se arsimi është injoranca.

Duhen shumë vepra të mira për të krijuar një reputacion të mirë, dhe vetëm një e keqe për ta humbur atë.

Një vëlla mund të mos jetë një mik, por një mik do të jetë gjithmonë një vëlla.

Fshatari mes dy avokatëve është sikur peshku mes dy macesh.

Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.

Mësoji tët biri/vajzës të heshtë, të flasë mëson vetë.

Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit.

Nëse macja mban doreza, zor se do të zërë minj.

Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë.

Çdo gjë që nis me tërbim, mbaron me turp.

Një varkë me vela dhe një femër shtatzënë, janë gjërat më të bukura që mund të shihen.

Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.

Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.

Tre persona mund ta mbajnë një sekret, nëse dy prej tyre janë… të vdekur.

Ata që mund të heqin dorë nga liria thelbësore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk e meritojnë as lirinë e as sigurinë.”

Kurrë s’ka ekzistuar paqe e keqe ose luftë e mirë.

Nëse dështon të planifikosh, ti je duke planifikuar të dështosh.

Investimi në dituri paguan interesin më të mirë.

Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.

Shtëpia nuk është vendbanim, përveç nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.

Një lek i kursyer është një lek i fituar.

Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.

Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.

Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.

Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.

Mysafirëve, si peshqve, fillon t’u vijë era pas tri ditësh.

Gjysmë e vërteta shpesh është një gënjeshtër e madhe.

Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.

Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.

Kush jeton veç nga shpresa do të vdesë nga uria.

Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejt gjithë ditën.

Kush dashurohet me veten e tij nuk do të ketë asnjë rival.

Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.

Nëse nuk rrimë bashkë, patjetër duhet të rrimë të ndarë.

Nëse dëshiron shumë gjëra, shumë gjëra do të duken pak.

Nëse dëshiron të jesh i dashur, duaj dhe bëhu i dashur.

Mosha e humbur nuk është gjetur asnjëherë përsëri.

Shumë njerëz mendojnë se po blejnë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë i shesin veten asaj.

Asnjë komb nuk është shkatërruar ndonjëherë nga tregtia.

Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.

Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që i di, për të gjithë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re