Një prej të ish-përndjekurve politikë: Nuk kemi dalë këtu të hakmerremi por dënojmë propagandën e qeverisë dhe opozitës e cila vetëm kur del një deputet paraqesin paketë ligjore. Jo zotërinj opozitarë, ju duhet të dënoni më para krimet komuniste. Nëse PS e quan veten socaisl demokrate të dënojë ata që kanë kryer krime gjatë diktaturës. Jetojmë në një periudhë kaotike ku të zhdukurit e komunizmit nuk kanë varr dhe përkujtohen simbolet e komunizmit. Ky është turp, jo vetëm i politikës shqiptare por ishoqërisë. A i shihni këta burra këtu? Kanë bërë nga 30 vite burg dhe kanë njerëz të pushkatuar. Ne kërkojmë dënimin e krimit jo hakmarrje.

Tjetër ish i përndjekur politik: Unë do i them Edi Ramës, ai Lushnjari mos të përmendë litarin kurrë se nuk është aq trim sa të dalë aty. Ai ta mbajë Enver Hoxhën në krevat mes vetes dhe gruas së tij. Nuk kemi frikë, na kanë vrarë për 50 vite. Edi Rama ata që janë nosalgjikë, janë bijtë e atyre që na vranë dhe drejtuan për 50 vite.

Më kanë thënë: Mos u merr me këtë punë se do i hapësh punë vetes, makinën e ke, traktorin e ke.

I lutem Edi Ramës ta ndëshkojë atë lushnjarin që kujton litarin në shtëpinë e të varurit. Këtë ka bërë diktatura, ka derdhur vetëm gjak në këtë vend.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re