Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë së uljes së avionit të parë të kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania.
 
Në fjalën e tij, Rama ka treguar një detaj sa i përket avionëve, të cilët mbajnë emrat e poetëve shqiptarë. I pari, ai që edhe ka mbërritur sot, mban emrin e Lazgush Poradecit.
 
“Për ne që jemi të këtij vendi, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lazgushi, tjetri është Migjeni, ambicia jonë është që të çojmë nga Tirana në Neë York imzot Nolin.”
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re