Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një denoncim në lidhje me emrin stadiumit të ri kombëtar “Air Albania”. Teksa publikon edhe dokumentet përkatëse, Zhupa thekson se “Air Albania” nuk plotëson asnjë nga kushtet e paracaktuara për të fituar tenderin e hapur nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të qenë sponsor e këtij stadiumi.

Në një status në rrjetet sociale, zëdhënësja e PD-së shkruan se kjo kompani nuk xhiron 10 milionë euro në vit, ashtu siç duhet të ishte kompania fituese por është me humbje prej 120 mijë dollarë, sipas bilanceve të deklaruara për vitin 2018.

Ndër të tjera, Zhupa shkruan gjithashtu se kjo kompani nuk ka një emër të mirë kombëtar e ndërkombëtar për shkak se ka vetëm një vit që është krijuar sipas ekstraktit në QKB dhe nuk ka pasur kohën e duhur për të krijuar emrin.

Kështu që, zëdhënësja e PD-së arrin në përfundimin se “Air Albania” e ka fituar këtë tender jashtë çdo standarti.

Statusi i Ina Zhupës

Rama nuk e leshon qendren tregtare me fushe futbolli Arena Kombetare, tashme me emrin e nje kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk ploteson asnje kriter te FSHF dhe prap zgjidhet fituese. Propagande e fuqishme qe Air Albania meqe nuk lartesohet dot ne qiej pa Turkish Airlines, te lartesohet si emer ne stadiumin kombetar.

Me 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin per te kerkuar nje sponsor te ri per stadiumin kombetare. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara :

1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,

2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Me 9 Nentor 2019 eshte shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese .

Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.

1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.

2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB.

Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotesuar. Pasi pikturoj me duart e tij fanellen e kombetares ne europian, Rama mesa duket ka piktuar edhe emrin e ri te stadium kombetar jashte cdo kriteri. Nderkohe qe minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese.

Vetëm një ditë më parë u bë publik emri që do të mbajë tashmë Arena Kombëtare, e cila do të quhet “Air Albania Stadium”, për një vlerë jo të vogël por plot 650 mijë euro në vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re