Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”.Manovrat ajrore do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 Qershor ndërsa disa zona  fluturimi do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil. Autoriteti i Aviacionit Shqiptar bën me dije se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.

Institucionet e linjës si Eurocontrol , Autoritetet e Aviacionit Civil, Albcontrol dhe Aeroporti Tirana International po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.
Stërvitja e NATOS “Air Defender 23” përfshin 25 Shtete mbi 10 mijë trupa dhe 220 avionë.

Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe syson të tregojë forcën që ajo ka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re