Stafi menaxhues i kompanisë “Airbus” bëri të ditur sot në mëngjes se aviotransportuesit amerikan “Indigo Partners” do t’i shesë 430 avionë për 49.5 miliardë dollarë, që do të jetë shitja rekorde e këtij prodhuesi.
Marrëveshja për shitje është publikuar në kuadër të Panairit të Aviacionit (Air Show) në Dubai, ndërsa Indigo do të blejë 273 avionë A320neo dhe 157 avionë të llojit A321neo.
Çmimi i një avioni A320neo është 108.4 milionë dollarë, ndërsa A321 neo kushton 127 milionë dollarë, por prodhuesit kryesisht ofrojnë lirim për kompanitë që blejnë sasi të mëdha.
Kreu i kompanisë “Indigo Partners” është William Franke i cili konsiderohet si pionier i aviotransportuesve me buxhet të ulët, të cilët janë gjithnjë më popullor në treg.
Shitja e deritanishme rekorde e “Airbus” është realizuar para dy vitesh kur kompania indiane bleu 250 avionë A320neo në vlerë prej 26 miliardë dollarë.
Në kuadër të Panairit në Dubai të dielën kompania Emirates njoftoi se ka dakorduar blerjen e 40 avionëve Boing 787-10 Dreamliners për 15.1 miliardë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re