Kujtimet dhe pasuria që la pas ikona e kinematografisë shqiptare Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të marte, ishte biseda e parë që u zhvillua në emisionin “Vizioni i Pasdites” së moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

 

Aktorja e njohur Aishe Stari në një lidhje me “SKYPE” ka rrëfyer disa nga kujtimet që ka patur me Mirush Kabashin.

 

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti nëse ka patur ndonjë peng Mirush Kabashi, Stari tha se aktori gjithmonë ëndërron, por Mirushi nuk ka patur pengje.

 

Sa i përket kujtimeve, Aishe Stari tha se ato janë të shumta, dhe se nuk mund t’i ndajë.

 

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Cili është kujtimi më i bukur me Mirush Kabashin?

 

Aishe Stari: Nuk mund ta ndaj ndonjë kujtim të veçantë, pasi gjithmonë kemi qenë shokë shumë të mirë bashkë. Kam një lidhje të shumëfishtë të Mirushit, nuk mund të ndaj asnjë moment. Mirushi ka qenë njeri i kulturuar.

 

Brikena Prifti: A ka patur ai një peng?

 

Aishe Stari: Nuk besoj se ka patur ndonjë merak të madh, por gjithmonë aktori ëndërron dhe dëshiron.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re