Në familjen e artistëve sot ka festë! Bija e Xhensilës dhe Besit
mbush sot plot një vjeç dhe emocion dhe gëzim më të madh për ta si
prindër për të parën herë nuk mund të ketë. Ndërsa, dhuratat kanë nisur
që mbrëmë, babi Besi ka pritur mëngjesin e sotëm për të bërë urimin dhe
dedikimin më të bukur e më të ndjerë për Ajkën e zemrës së tij, siç e
quan ai.

Teksa zbulon shumë detaje interesante nga prindërimi në këto 365 ditë të tij si baba për të parën herë, Besi na tregon edhe anën tjetër të medaljes së të qenit prind. Të dashurisë pa kushte, emocioneve, sfidave, përgjegjësisë, etj.

Më shumë se gjithçka tjetër flet ky urimin i ndjerë për vogëlushen e tij: “O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka tre ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Ç’ti bëjmë qaramanes? Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet  ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri. Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët.

Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen. Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.  Ne po të mësojmë si të ecësh vetë, si bën qeni apo macja, të thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këte mezi e shqiptojnë edhe të rriturit në fakt). Por, sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”! Ajka, o lule e bukur e gjakut tim”.

 

View this post on Instagram

 

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. Cti bejm qaramanes? 😂 Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret. Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt 😂). Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂 Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re