Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar.

Pas situatës së krijuar ditën e sotme, kur deputetët e përjashtuar të opozitës nuk u lejuan të futen në mjediset brenda Kuvendit, ndërsa këta të fundit u futën nga dritarja, Bardhi është shprehur se çka është parë deri më tani, nuk është asgjë.

“Do shikoni se si ne do ta përshkallëzojmë aksionin tonë”, tha ai në News 24.

Gazment Bardhi: Kryesia e Kuvendit është godina e Parlamentit ku mazhoranca ka ambientet e veta dhe opozita po ashtu. Ato janë zyra të shtetit shqiptar, që sipas numrave në Parlamentin e Shqipërisë, i janë vënë në dizpozicion.

Unë kam qenë duke shkuar, ajo dritare që shikoni është dritarja e sallës së grupit të PD-së.

Ku është parë që mos të lejohet opozita të mos hyjë.

S mund të shkoj unë në zyrën time, në sallën e konferencave që të komunikoj me gazetarët.

Nuk pengohet kryetarin e grupit parlamentar të opozitës të shkojë në zyrën e tij të punës.

Si mund të ndalosh deputetët e opozitës të marrin pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar

Unë kam 30 ditë i përjashtuar nga parlamenti, dhe kam hyrë normalisht në zyrën time. Ajo masë është e datës 31 Tetor.

Çfarë ndryshoi sot?

Ajo që ju patë ishte një pasojë e këtij veprimi arbitrar të paligjshëm, me urdhër të Edi Ramës, për të mos lejuar kolegët e opozitës të zhvillojnë mbledhjen e grupit.

Kjo që keni parë deri më tani nuk është asgjë. Do shikoni se si ne do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Sepse ne nuk jemi rrogëtar të qeverisë, askush nuk mund të na trajtojë ne sikur na kanë dhuruar mandatet.

T’i heqësh të drejtën opozitës që të hetojë në Parlament edhe korrupsionin e Edi Ramës, po për çfarë shkojmë në Parlament ne?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re