Mesazhi që la 19-vjeçarja Darda Dhamo për gjithë të rinjtë pak para se të ndërronte jetë nga leuçemia, ishte një mesazh force dhe dashurie për të gjithë.

I ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” i moderatores Brikena Prifti, babai i Dardës, Petrika Dhamo rrëfeu momentet e fundit të jetës së vajzës së tij.

Lexo edhe :Related Posts

Petrika rrëfeu se Darda në asnjë moment nuk e humbi buzëqeshjen, madje edhe ditët e fundit. Sipas tij pavarësisht sëmundjes, Darda nuk u dorëzua në asnjë moment pasi e donte shumë jetën.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ne pamë një vajzë që jepte shpresë, por vetë çfarë shprehte?

Petrika Dhamo: Buzëqeshja e saj nuk u nda deri në ditën e fundit. Ajo kishte sigurinë në jetë. Të gjithë vlerësojnë te Darda një fryt, një fryt dashurie, mirësie, bujarie, buzëqeshjeje që ajo dha deri në sekondën e fundit. Dua të falenderoj të gjithë miqtë, që në një farë mënyrë hodhën nga një pikë ujë te ky fryt që dha jetë, dhe lanë të thahej një pemë tjetër që kishte mëri dhe inate. I falenderoj të gjithë miqtë e saj, duke nisur që nga vitet e para të saj në kopësht, shkollën fillore, në gjimnaz dhe sëfundmi një falenderim për pedagogët e saj dhe dekanin që i dhanë mundësinë për të dhënë provimet. Ajo e donte shumë shkollën, madje kur mori vesh për sëmundjen tha: Mami po për shkollën si do ja bëjmë.

Brikena Prifti: A e shfaqi ndonjëherë dobësinë?

Petrika Dhamo: Jo në asnjë moment. Ajo ishte e buzqeshur edhe ditën e fundit. Ajo ishte e rrethaur me miq dhe shokë deri në fund. Të hënën e fundit ajo mori në telefon dhe i tha: Mami kam pak ftophtë, ethe, nuk di çafër të bëj. Ne shkuam atje urgjent, dhe të nesërmen ne ishim atje, Margarita i dha dorën.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re