“Unë dhe ime shoqe do e konsiderojmë përjetë si ëngjëllin mbrojtës të fëmijës sonë. I bekuar qoftë shpirti i saj”
Këto janë fjalët e një babai i cili gëzon për jetën e të birit vetëm 1 vjeçar, i shpëtuar nga dadoja që po kujdesej për të. Seli Mushamp (Arcellie Muschamp), 52 vjeçare, u godit nga një kamion teksa kishte dalë për të shëtitur foshnjen e çiftit Mullen. Dadoja arriti që në momentin e fundit përpara se të goditej nga kamioni, të shtyjë në kohë karrocën e foshnjes.
Seli mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë dje në spital, pas mëse 10 ditësh luftë me vdekjen. Dëshmitarët okularë treguan për median e huaj se gruaja e kishte shtyrë karrocën në momentet e fundit para impaktit, por vetë s’kishte patur kohë për t’u larguar nga kamioni, i cili e goditi 52 vjeçaren.
“Nëna ime ishte një njeri vetëmohues dhe ajo me të vërtetë e donte atë fëmijë për të cilën kujdesej”-tregoi vajza e 52 vjeçares.
“Djali ynë mrekullisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim dhe siç na treguan, Seli sakrifikoi veten për ta shpëtuar djalin nga vdekja e sigurt. Ajo është heroina jonë”-shtoi më tutje babai i foshnjes.
Vëllai i të ndjerës tregoi se ai dhe e motra sapo kishin përcjellë në banesën e fundit nënën e tyre.
“Motra ime e dashur ishte tek ne muajin e kaluar për të përcjellë nënën tonë në banesën e fundit dhe tani edhe ajo iku. So është një ditë e trishtë për familjen. Motër, ndërrove jetë si një heroinë, e kurrë nuk do të harrojmë”
