“Soros është amerikan dhe njeri i fuqishëm por në mënyrë absolute është një armik i demokracisë shqiptare. Cfarë bëri ky? Ky është sponsorizuese, hartuese. Edi Rama nuk e bënte dot kurrë këtë masakër që bëri në sistemin e drejtësisë po mos ishte pas Soror me të gjithë fuqinë financiare dhe politike të tij.

Cfarë përfaqëson zonja me disa qëndrime të saj? Kujtoni ju se përfaqëson SHBA, jo ajo përfaqëson George Soros. Po përse përfaqëson Soros? Ja u them unë, sepse paraardhësi i saj për qëndrimet e tij këtu u përjashtua nga shërbimi. Me dokumenta zyrtare George Soros futi 10 milionë dollarë lobim dhe e coi ambasador në Kirikistan. Cpunë ka kjo me 29 nëntorin na thoni ju ne? Për herë të parë na del dhe na uron 29 nëntorin për Edi Ramën, sillet sikur me qen sekretare ideologjike të Partisë Socialiste. Një her tjetër bën zëdhënësen e Lulzim Bashës, kjo nuk është kurrë politikë e SHBA, kjo është politika e Sorosit”, tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re