Sot është mbledhur Këshilli i Legjislacioneve, për të diskutuar për mandatin e Olta Xhaçkës, që është shoqëruar edhe me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

keshilli olta xhacka

Gazment Bardhi në fjalën e tij ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi edhe eksperti Krenar Loloçi i rekomandon Kuvendit që të marrë masa për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i PD u shpreh se duhet ‘ti drejtohemi kryetares së kuvendit që në një nga seancat më të para plenare të fusë në rend dite dërgimin e mocionit në Gjykatë Kushtetuese’.

“Biem dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet. Biem dakord që çështja është konkrete dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje konkrete. Biem dakord që në këtë rast kuvendi të veprojë në të njëjtën forme sic ka vepruar edhe në rastet e tjera. Biem dakord që në zbatim të atij vendimi të GJK ne kemi detyrim që ti kërkojmë seancës plenare që me një vendim të përcjellë për shqyrtim mocionin pranë GJK. Ky është detyrim që buron nga vendi i GJK.

Pra duhet ti drejtohemi kryetares së kuvendit që në një nga seancat më të para plenare të fusë në rend dite dërgimin e mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Është fakt që mocioni është shqyrtuar nga këshilli i rregullores dhe mandateve.

Ta shqyrtojmë mandatin, nëse ka papajtueshmëri kolegia juaj të mbajë përgjegjësi, nëse nuk ka le të vazhdojë mandatin.

Kjo nuk është çështje politike, është edhe politike edhe kushtetuese, në momentin që merr zgjidhej nga pikëpamje kushtetuese ajo do mbetet investitorë strategjike, se nuk ja heqim dot titullin ja ka dhënë Edi Rama, por me mandatin ne nuk merremi më.

Mos e zvarrisim më tej, e kemi zvarritur mjaftueshëm. Investitore strategjike është ajo se ka 50 % të aksioneve.

Ndërsa nga pikëpamja e mandatit nëse e ndan gjykata kushtetuese ne nuk merremi më.

Ju nuk e mbroni dot zonjën Xhacka. Mos e zvarrisim më, edhe dy seanca kanë mbetur të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni pastaj, nëse nuk ka avokat të marrë ndonjë nga ju. Por që ta çojmë aty duhet ta çojmë se kemi një vit që e kemi paraqitur mocionin dhe e zvarrisim. Ajo po mbaron resotrin atje, rrezik shkojmë marrim nga një çadër dhe bëjmë plazh aty , ju vazhdoni akoma është investitorë apo nuk është investitorë. Ta ndajë Gjykata Kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klotilda Bushka tha se “qëndrimi im final është që do bëjmë një raport për kryetaren e Kuvendit dhe do ti japim gjithçka me çfarë është diskutuar dhe sugjerimi im është që të kalojë çështjen për trajtim në këshillin e rregullores dhe mandateve dhe më pas është Këshilli që e çon raportin përkatës në seancë plenare për vendimin në lidhje me çështjen”.

Këshilli i Legjislacionit vendosi që në 7 korrik ora 9: 30 do të mblidhen për të bërë paraqitjen e raportit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re