Para dy ditësh mediat e Ramës na treguan vizitën e tij dhe të Erjon Velisë në një shtëpi të re të ndërtuar në Mullet për një familje të dëmtuar nga tërmeti.

Ajo që ra në sy ishte se Ramës i tërhoqi vëmendjen një dordolec tek pragu i dritares, të cilin e mori në dorë dhe sugjeroi se ku duhej varur në mur, si dhe dhuratat që kishte sjellë për fëmijët e vegjël të familjes.

Ajo që nuk u tërhoqi vëmendjen Ramës e Velisë ishte se, kundër çdo rregulli të sigurisë teknike, të vegjëlit që i joshi me dhurata do të kenë brenda oborrit, vetëm një metër e gjysëm larg shtëpisë, një kabinë të tensionit të lartë (foto poshte).

Ramës e Velisë nuk u ra në sy edhe një gjë tjetër. 80 metra prej andej nga erdhën, kundër çdo rregulli urbanistik që përcakton distancat e ndërtimit nga monumentet e kulturë, po ngrihet një shtëpi e re private, me leje të afishuar të Bashkisë, muri i së cilës është vetëm një metër larg monumentit të kulturës “Tyrbja e Nuses” (lart). Por sigurisht kjo justifikohet. Duke para se ç’kanë bërë e po bëjnë në Tiranë distancat nga monumentet e kulturës janë gjëja e fundit që mund t’u tërheqin vëmendjen Ramës dhe Velisë./ lapsi.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re