Rigerta Loku gjatë një lidhje Skype për “Fax News” ka folur për vështirësitë që ka në ditët e sotme fermeri dhe bujku shqiptar.

Rigerta Loku e ardhur nga emigrimi ka ndërtuar një fermë familjare në Mirditë thotë se prej ditës së parë që ka shkelur në Shqipëri nuk është ndihmuar nga qeveria shqiptare. Gjithashtu Loku ka ironizuar deklaratën e ministres për “akademinë e barinjve” duke nënvizuar se në Shqipëri as çoban nuk gjen dot.

“Gjatë ditës nuk e kisha vënë re se çfarë kishte plasur në rrjetet sociale. Në mbrëmje mesazhe të shumta më vijnë në telefon duke me dhënë këtë lajm dhe risi të madhe që vjen nga Tirana në Mirditë. Gjëja e parë që mendova sa mirë tani do të gjej një punë në shtet sepse mund të bëj PPP e famshme mes fermës dhe shtetit dhe unë mund të jepja më mirë leksione në këtë akademi. Mendoj dhe shpresoj që të ketë qenë një lapsus e ministres puna e çobanit pasi është diçka më e komplikuar që nuk mund të mësohet në një akademi.

Sfidat e blektorisë sot? “Në atë deklaratë të bujshme që bëri zonja ministre, ka dicka të vërtetë në këtë rang në këtë fushë të rëndësishme të shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptar. Është e vërtetë që nuk ka çoban, nuk çalon këtu puna se nuk ka çoban, kjo është gjëja e fundit që duhet të shqetësohet zonja ministre. Duhet të shqetësohet më parë për hallkat dhe problematikat që në mënyrë direkte shteti shqiptar dhe bujqësia ka në dorë që të rregullojë përpara se të shkojmë tek çobanët. Ky është një humor i hidhur që ne e vuajmë me thënë të drejtën pasi unë çoban kam burrin tim. Ne nuk dimë të menaxhojmë punët dhe është e vështirë për të gjetur punëtor. Por nuk është problemi këtu pasi shteti duhet të na orientojë për politikat bujqësore blektorale që na ndihmojnë dhe favorizojnë jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë por edhe jashtë Rajonit. Kam qeshur shumë me komentet por kjo është e hidhur pasi gjithcka sistemi është ndërtuar në një mënyrë të tillë që edhe cobani që mund të konsiderohet një profesion i ulët dhe e ka vuajtur sepse këtu as çoban nuk gjendet dhe kjo është shumë e vërtetë.

Politikat mbështetëse nga shteti? Ne kemi një fermë blektorale familjare, sado që të lodhemi ta zbatojmë apo të investojmë, nuk mundemi pasi jemi vetëm të kthyer nga emigrimi që kemi vendosur gjitha kursimet tona këtu. Ka pasur raste që ti thua shtet mos më kërko , sepse unë spo të kërkoj asgjë. Shteti i ka detyrim fermerit,bujkut që ta ndihmojë pasi nga ne ushqehet në mënyrë të shëndetshme e gjithë Shqipëria apo Tirana. Në Shqipëri deri më sot që kur kam ardhur deri më sot, asnjëherë skemi pasur mbështetje lineare kundrejt fermerit. Shteti mos fillojë të thotë gjëra të tjera në TV dhe gjëra të tjera në terren, nëse politikat që thonë në TV nuk realizohet asgjë atëherë kot është. Ju lutem shumë që ta shohin seriozisht këtë punën e mbështetjes së fermerëve pasi sfermerët shqiptar janë më pak të mbështeturit në të gjithë Rajonin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re