Akademia e Shkencave duhej të “festonte” 80-vjetorin e krijimit në një atmosferë krejtësisht tjetër. Por, këtë institucion e ka mbuluar heshtja. Nuk ka ende reformim edhe pse të gjithë e duan. Nuk ka asnjë organizim, e i vetmi që ligjëron për këtë ngjarje është profesor Aurel Plasari.
 
Studiuesit e parë që hodhën bazat e akademisë kishin një postulat, të cilit i qëndronin besnikë.
 
Po sot a është Akademia ajo e marrëveshjeve apo ajo e mosmarrëveshjeve. Aurel Plasari mendon se disa gjëra pozitive ka.
 
Po a mjafton kaq në kushtet kur akademia e viteve ‘40 publikonte e angazhohej në kërkime shkencore më shumë se akademia sot?. Pritet që 2018-ta ta gjeje këtë institucion të reformuar, por akademikët ende nuk e kanë gjetur formulën magjike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re