Akademia e Sigurisë së Policisë ka bërë një njoftim lidhur me testimin me shkrim që kandidatët duhet të kryejnë për të bërë të mundur që të jenë pjesë e forcave policore në të ardhmen. Në njoftimin e bërë thuhet se testimi me shrkim do të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve në Tiranë në datën 1 dhjetor të vitit 2021. Ndërsa më tej janë përcaktuar edhe kriteret që duhen plotësuar.

Njoftimi i Plotë:

Testimi me shkrim me kandidatët që kanë aplikuar në Kolegjin e Policisë në Akademinë e Policisë do të zhvillohet më datë 1.12.2021 në mjediset e pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Aplikantët duhet të kenë:
1- Mjet identifikimi, Kartë Identiteti ose Pasaportë
2- Fletën e pranimit dhe numrin Kodik që merret tek burimet njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.
3- Nuk duhet të kenë me vete telefona në momentin që hyjnë në provim.
4- Të jenë të pajisur me kartë Covid.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re